Telegrafi

Paraqiti pasaportën false, arrestohet në aeroport të Prishtinës

Një femër shtetase e Shqipërisë, gjatë një kontrolli të dokumenteve ka prezantuar pasaportën shqiptare e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:30 në Aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, pasaporta i është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/