Është paraqitur një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në komunën e Podujevës fshati Sekiraqë.
Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes ku përfshihet edhe asgjësimi i shpezëve ne fermën e prekur.
Po ashtu janë duke u kryer të gjitha hulumtimet epidemiologjike në fermat në zonën e prekur në perimetër prej 3km.
Çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj:
Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja,
Mbani shpezët në kushte të mira,
Mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe zogj.
Vendosni masat e biosigurisë ne fermë
Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,
Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,
Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët,
Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent,
Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim,
Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura.
Raportoni në numrin:
0800 111 22 Pa pagese 24h. /Telegrafi/