Telegrafi

Paraqiten sëmundje në qendrën tranzite Tabanoc

Simas mjekëve të qendrës për shëndet publik, në qendrën e pranimit të refugjatëve në Tabanoc është hasur prania e zgjebes te gjashtë refugjatë, dhe e lisë së dhenve te dy të tjerë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo është zbuluar pas kontrollit të disa refugjatëve nga dermatologëve në ambulantën në Tabanoc. Refugjatët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, kurse personat tjerë me të cilët kanë patur kontakte, janë izoluar dhe janë marrë pasa që të parandalohet përhapja e sëmundjeve.

Ndryshe, mbrëmë në qendrën Tabanoc ka patur gjithsej 1349 refugjatë, nga të cilët 1010 në kamp, kurse 339 të tjerë në vijën kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë./Telegrafi/