Site icon Telegrafi

MOST paraqet raportin përfundimtarë për zgjedhjet e 11 dhjetorit

Lidhja qytetare MOST ka prezentuar raportin përfundimtar për zgjedhjet e 11 dhjetorit, të cilat i kanë ndjekur me mbi 2,600 vëzhgues, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dita e zgjedhjeve është shënuar me një dalje relativisht të lartë nga qyteterët, parregullsi në procedurën e votimit, shenja serioze të ryshfetit dhe presione mbi votuesit në disa vendvotime – ky është vlerësimi i përgjithshëm i lidhjes qytetare MOST.

Për gjatë ditës së zgjedhjeve MOST ka vërejtur edhe praninë e personave joqeveriatar në disa vendvotime të cilët kanë kryer agjitim, si dhe një numër të madh të fotografimitë të fletëvotimeve, që sipas MOST, paraqet një lloj blerje votash dhe dyshim për presione ndaj qytetarëve, për të treguar se për cilën parti kanë votuar./Telegrafi/

Exit mobile version