Site icon Telegrafi

Parandalohet vjedhja e Ferrarit – vetura italiane kushtonte mbi 320 mijë euro

Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se tentoi të largohet me një Ferrari F8 2022 në Melburn në mëngjesin e së premtes.

Policia ishte thirrur në një dyqan të shitjes së veturave luksoze në Port Melbourne vetëm pak para orës 10:00 sipas kohës lokale pasi që punëtorët i aktivizuan protokollet e sigurisë, të cilat e ndaluan largimin e Ferrari nga ambientet e dyqanit.

Një 28 vjeçar ishte arrestuar dhe ishte dërguar në mbajtje, raporton Drive, përcjell Telegrafi.

Përderisa Ferrari F8 kishte një çmim prej afro 323 mijë eurove kur doli në treg, çmimet pothuajse ishin dyfishuar në tregun e veturave të përdorura në Australi, me F8 që thuhet të jetë modeli i fundit me motor të mesëm që do të lansohet nga prodhuesi italian i veturave pa ndonjë asistencë hibride.

F8 fuqizohet nga një motor V8 3.9 litërsh me turbo-mbushje që prodhon 530kW dhe 770 njuton metër, i aftë për të dërguar super-makinën në 100 km/h në më pak se tre sekonda.

Policia e Viktorias thotë se një burrë nga Werrivee në perëndim të Melburnit për momentin është duke i asistuar ata në pyetjet e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version