Telegrafi

​Parandalohet një rast i kontrabandimit me kafshë në Kamenicë

Foto: Ilustrim

Njësia e TASK-FORC-ës e përberë nga Polica e Kosovës dhe Dogana e Kosovës më 14 shtator kanë parandaluar edhe një rast të kontrabandës me mallra, konkretisht kafshë.

Në njoftim thuhet se policia ka identifikuar dhe ndaluar në fshatin Hodonocë të Kamenicë një veturë me targa vendore drejtuar nga dyshuari mashkull kosovar me iniciale A.Q., i moshës 29 vjeçar nga Kamenica i cili është zënë në flagrancë duke bërë kontrabandë me 18 krerë dhi.

“Dhitë dyshohet se janë futur përmes rrugëve ilegale malore nga territori i Serbisë në territorin e RKS-së dhe ishin pa matrikula dhe dokumentacion përkatës. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtim të mëtutjeshëm sipas procedurave, janë njoftuar inspektorët e AUV-it si dhe prokurori kompetent, me udhëzim të së cilit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kafshët e konfiskuara i dorëzohen Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Telegrafi/