Site icon Telegrafi

Parandalohet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës, arrestohet 37-vjeçari – qarkullonte me kallashnikov

Një person i moshës 37 vjeçar është arrestuar pasi qarkullonte i armatosur dhe dyshohet se do të kryente ngjarje kriminale.

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit ngjarja ka ndodhur në Vaun e Dejës, ndërsa i dyshuari gjatë ndërhyrjes së policisë tentoi të largohej.

Tutje bëhet e ditur se i arrestuari është dënuar më parë brenda dhe jashtë vendit për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për mashtrim.

Po ashtu gjatë këtij aksioni policia ka sekuestruar armë të zjarrit kallashnikov dhe 2 krehrat me municion luftarak.

“Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit tip ‘Audi’, poshtë sediljes së pasme të pasagjerit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehra me municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi M. (Z.) Gj., 37 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i dënuar më parë në Shqipëri, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për mashtrim, si dhe në Francë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version