Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar ditëm e sotme në Fushë Arrëz.
Policia bën me dije se në fshatin Bugjon, teksa po konfliktoheshin babë e bir, ky fundit mbante një armë zjarri dhe sipas bluve rrezikonte jetën e familjarëve të tij.
Mësohet se falë ndërhyrjes të Policisë, është bërë i mundur neutralizimi i konfliktit, ku në pranga ka rënë D. P., 34 vjeç.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz, po konfliktoheshin në banesë, babë e bir dhe se ky i fundit posedonte një armë zjarri dhe rrezikonte jetën e familjarëve të tij, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në kohë reale, në banesën ku po ndodhte konflikti”, njofton policia.
Ndërkohë policia ka sekuestruar një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i dispononte 34-vjeçari i arrestuar
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/