Telegrafi

Parandalohet kontrabandimi i Biblës së vjetër 1200-vjeçare

Zyra e guvernatorit të qytetit turk Dijarbakir lëshoi ​​një deklaratë që policia lokale pengoi shitjen e një dorëshkrimi biblik të lashtë në bazë të informacionit anonim.

Ekipi i antikontrabandës më 4 shkurt konfiskoi Biblën, e cila thuhet se ka vetëm 34 faqe.

Gjashtë nga të dyshuarit u arrestuan për pjesëmarrje në këtë tregti, tha guvernatori në një deklaratë.

Diyarbakir ndodhet pranë kufirit turk me Sirinë dhe nuk dihet nëse Bibla është kontrabanduar gjatë luftës që rrënoi vendin, por Turqia dihet se është bërë destinacioni kryesor për kontrabandën e antikave nga Siria.

Mijëra operacione kundërkontrabandë po zhvillohen në Turqi çdo vit për të ndaluar shitjen e paligjshme të thesareve kulturore dhe historike, dhe për të mbrojtur trashëgiminë e pasur kulturore të atij vendi. /kp/Telegrafi/