Site icon Telegrafi

Parandalohet kontrabanda me rroba, kapet mall në vlerë afro 10 mijë euro

Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, me datë 23.11.24  Njësia e Taskë Forcës në rrugën Viti-Gërlicë kanë ndaluar për kontroll automjetin Mercedes Benz furgon me targa vendore i cili drejtohej nga personi V.Q. i moshës 32-vjeçarë, shtetas të Kosovës.

Gjatë kontrollit është parë se kishte të ngarkuar tekstil të markave tregtare të mbrojtura (1200 palë trenerka) për të cilin mall nuk kishte dokumente mbi prejardhjen e mallit ku vlera e mallit ishte afër 10.000€.

Malli dhe automjeti dërgohen në terminalin doganor ku me rastin janë duke u marrur njësitet e doganës së Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version