Dogana e Kosovës njofton se ka parandaluar kontrabandimin e mallrave përmes pikës kufitare të Merdarës në një autobus të linjave ndërkombëtare.
Sipas njoftimit, janë zbuluar mallra të kozmetikës dhe aksesorë për telefona mobil.
“Oficerët doganor në pikë kalimin kufitar të Merdarës kanë ushtruar kontroll në një autobus ku edhe kanë arritur të parandalojnë një sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat barteshin nga një prej udhëtarëve. Sasia e mallrave tregon qartë synimin për rishitje duke tentuar të shmangë taksat doganore”, njofton Dogana.
“Mallrat e zbuluara ishin kozmetike mbi 20 kilogramë, çanta si dhe aksesore për telefona mobil. Mallrat iu janë nënshtruar konfiskimit të menjëhershëm si dhe ndaj personit përgjegjës është inicuar procedura për kundërvajtje doganore”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/