Site icon Telegrafi

Parandalohet kontrabanda e 2,400 litrave të alkoolit etilik nga Mitrovica e Veriut

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në bashkëpunim dhe përkrahje të Policisë së Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin e 2400 litrave të alkoolit etilik.

Pas identifikimit të një automjeti transportues të dyshuar i cili rrugëtonte nga Mitrovica e Veriut, njësit e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovë kanë organizuar ndalimin dhe kontrollin e këtij automjeti.

Pas ndalimit dhe kontrollit të automjetit është hasur në mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia, respektivisht alkool etilik 96% në sasi prej 2400 litra.

“Vlera e mallit vlerësohet të jetë 4,300 euro, kurse taksat doganore janë në vlerë prej 14,300.00 euro. Mallrat dhe automjeti janë konfiskuar derisa prokuroria ka nisur procedurat hetimore”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. /Telegrafi/

Exit mobile version