Telegrafi

Parandalohet grabitja me armë në Tiranë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar pasi u kapën duke qarkulluar në Tiranë me armë zjarri në një automjet tip “Volkswagen”.

Ata dyshohet se do të vidhnin një banesë.

Të dy janë edhe më herët të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, dy krehra, një automjet, veshje dhe sende të tjera që dyshohet se autorët do t’i përdornin për të kryer vjedhjen, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/