Site icon Telegrafi

Paralajmëruan përgjegjësi ligjore dhe e dënuan Donaldin, Mozzik sqaron situatën brenda BBV: Harrova që isha para kamerave, nuk ka qenë asnjë plan

Foto: YouTube

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ka qenë brenda shtëpisë së Big Brother VIP në një nga mbrëmjet e këtij spektakli.

Ai ishte ftuar për të dhuruar një performancë për banorët brenda shtëpisë, ndërkohë që shprehu haptazi mbështetjen ndaj aktorit Donald Veshaj.

Hyrja e artistit nga Kosova bëri bujë të madhe duke qenë se Donaldi u dënua me nominim për thyerjen e rregullave e po ashtu edhe pasi e ka ftuar Mozzikun në dhomën e rrëfimit – meqenëse ishte e ndaluar.

Moderatorja e programit, Arbana Osmani, madje theksoi se Mozzik do të mbajë përgjegjësi për ato që ka thënë meqë kishte firmosur një dokument para se të hyjë në spektakël.

Lexo po ashtu Fifi reagon ashpër pas skeçit të vëllezërve Veshaj, ku rikthejnë në vëmendje momentin kur i kishte rënë të fikët në BBV: Përgatituni për gjyqin

Në emisionin e ri të Romeos dhe Donaldit të quajtur “Më lër të flas”, Gramos Aliu (emri i vërtetë) ka sqaruar gjithë situatën.

Foto: Screenshot/YouTube

“Aty brenda unë u futa të them të drejtën me shumë respektin edhe për pjesëtarët e tjerë që kanë qenë aty. Të betohem në Zot që kishte emra që nuk e dija fare që ishin aty. Nuk është se e kam përcjell gjithë kohën. Nuk ka qenë asnjë plan, as nuk i kam treguar askujt as çfarë të flas aty, kam hyrë vetëm direkt për të parë Donaldin dhe për t’i kënduar disa këngë”, u shpreh ai.

“Në momentin që kishte kohë që nuk e kisha takuar këtë, pak u humba dhe harrova që jam para kamerave, ideja ishte që të mos e nënvlerësoja asnjërin aty, të gjithë njësoj kanë qenë por që e kam më shumë shpirt këtë s’kam çfarë të bëj”, vazhdoi më tej ai. /Telegrafi/

Exit mobile version