Presidenti amerikan Barack Obama, i ka bërë thirrje demokratëve të të gjitha përkatësive etnike që të votojnë për Hillary Clinton, duke paralajmëruar se fati i Amerikanës dhe botës, është në rrezik.
Ai tha se kundërshtari i saj republikan Donald Trump, është një kërcënim për të drejtat vështirë të fituara civile, shkruan BBC.
Presidenti Obama këto komente i ka bërë në një tubim në Karolinën e Veriut.
Trump tha se Obama duhet të ndalet që të bëjë fushatë për Clinton, dhe të përqendrohet në drejtimin e vendit, transmeton KosovaPress.
“Në fund të fundit është, askush nuk i dëshiron edhe katër vjet të tjera të Obamës,” u tha ai përkrahësve në Pensacola të Floridas.
Amerikanët do të votojnë për kandidatin që ata duan të shohin në Shtëpinë e Bardhë të martën e ardhshme, me sondazhet e fundit të cilat tregojnë ngushtim të rezultatit.