Telegrafi

Paralajmëron menaxheri i Babastars: Pas High 3, përsëri këngë e përbashkët e grupit?

Reperët e famshëm të labelit Babastars së fundmi kanë hedhur shumë hite të reja në skenën e muzikës tonë, mirëpo ka kaluar një kohë tashmë që grupi nuk janë mbledhur bashkë për një këngë e cila e përfshin secilin prej anëtarëve në të.

Ghetto Geasy, Majki, Onati, Cozman, Agon Amiga dhe Skivi mund të vijnë me një këngë të re dhe të përbashkët.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth yjeve seksi shqiptare

Këtë paralajmërim e ka bërë menaxheri i labelit të famshëm të reperëve, Dekorim Sahiti në profilin e tij në Facebook, pasi ka shpërndarë hitin e tyre High 3.

“Reni o ni qisi kange, high volume 04”, ka shkruar Dekorim Sahiti në rrjetin social Facebook.

Postimi i Dekorim Sahitit

Nuk ka asnjë dyshim se nëse labeli është duke punuar në një këngë të tillë, që e njëjta të mos bëhet popullore, kur dihet se djemtë e Babastars edhe individualisht kanë pasur suksese të mëdha, por edhe kur kanë bërë bashkëpunime mes vete, ashtu ishte edhe seria e deritanishme “High” me tri këngë. /Telegrafi/