Telegrafi

Paralajmëron këngën e re me Olsi Bylykun – Ronela Hajati vjen me fustan nusërie në klip

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati, ka paralajmëruar një tjetër projekt të ri.

Me anë të rrjeteve sociale, ajo ka bërë të ditur se po vjen në bashkëpunim me Olsi Bylykun.

Artistja madje në videoklip shfaqet e veshur me një fustan nusërie, që mbase zbulon se ky bashkëpunim ka të bëjë me një histori dashurie.

Foto: Screenshot/Instagram

“Të enjte/20.07/18:00 me Olsi Bylykun. Si ke mujt? Është një nga këngët e mia të preferuara që kam”, tha ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Mezi po pres ta dëgjoni edhe ta shihni”, shtoi mes tjerash 33 vjeçarja.

Videoklipi i dyshes së famshme gjithashtu vlen të ceket se është xhiruar në një vend të veçantë.

Kjo vjen tri javë pas duetit të Ronelës me artistin Marsel të titulluar “Shikimet”, i cili për këtë kohë ka kaluar shifrën e tre milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/