Site icon Telegrafi

Paralajmëron Gani Gërmia: Do të jem live për të hedhur dritë mbi ngjarjet e fundit në Big Brother

Foto: Screenshot/Instagram

Gani Gërmia u largua të martën (9 janar) me vetëdëshirë nga Big Brother VIP Kosova 2.

Ai kërkoi të dilte një natë me parë nga shtëpia pas një video që iu publikua, ku kishte rënë në disa raste në kontradiktë me veprimet e veta.

Ndërsa qëndroi edhe një natë tjetër për të reflektuar, ai mori vendim që të dilte përfundimisht nga BBVK.

E për këtë ka bërë një reagim së fundmi duke thënë se do të flasë në një live në TikTok ditën e nesërme (e premte).

Lexo po ashtu Gani Gërmia reagon pas daljes nga shtëpia: Largimi im është një moment i trishtueshëm, por emocionet janë të pakrahasueshme

“Nesër, më 12 janar, në orën 21:00, do të jem live në TikTok për të hedhur dritë mbi peripecitë dhe ngjarjet e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova”, u shpreh ai.

Gazetari e humoristi vazhdoi: “Do flas për gjithçka, nga momentet më çmendura deri te historitë më të pabesueshme. Bashkohuni për një bisedë të paharrueshme dhe për të kapur momente ekskluzive”.

Ganiu përndryshe është pëlqyer për lojën brenda, edhe pse në disa raste u kritikua për lojën. /Telegrafi/

Exit mobile version