Kryeministri Zoran Zaev njoftoi takim liderësh deri në fund të vitit në lidhje me integrimin evropian, krizën e coronavirusit dhe çështje të tjera me interes për qytetarët. Ai pret që një takim i tillë të thirret nga Presidenti Stevo Pendarvski, por nëse kreu i shtetit nuk cakton një takim liderësh, ai do ta bëjë atë.
“Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski i bëri thirrje Presidentit të thërrasë një takim liderësh, por unë nuk jam në dijeni të asaj që po ndodh. Nëse një mbledhje e tillë e liderëve nuk thirret, unë do të kontaktoj Presidentin sot-nesër për një qëllim të tillë, nëse jo, unë ndoshta do të thërras një takim liderësh deri në fund të vitit për integrimin evropian, por edhe për trajtimin e krizës së coronavirusit dhe për të gjitha fushat e tjera me interes për qytetarët që mund të diskutojmë në takim”, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në raportin e punës së bërë nga qeveria për 100 ditët e para.
Ai theksoi se qeveria dëshiron të ndërtojë konsensus për disa çështje dhe projekte, ndërsa një projekt i tillë është edhe Qendra e re Klinike.
“Ju e dini që ne kemi filluar një projekt mbi të cilin duam të ndërtojmë konsensus kombëtar dhe ndërkombëtar, ndërsa ky është projekti për qendrën klinike. Jam i bindur që më në fund mund të qëndrojmë prapa një gjëje të rëndësishme, një projekti të madh, më i madhi në vend, veçanërisht në një kohë si kjo, ndërsa ky është një projekt shëndetësor”, tha Zaev./Telegrafi/