Telegrafi

Paralajmërohet super bashkëpunimi mes Mozzikut dhe Dardanit

Ylli i muzikës së hip hopit në Gjermani, reperi nga Kosova, Dardani, ka paralajmëruar bashkëpunimin me Mozzik.

Dardani është një prej reperëve më në formë e në ngritje në skenën gjermane.

Së fundmi ai publikoi hitin e tij “Facetime” që u pëlqye shumë dhe arriti milionë klikime. Klipi i këtij projekti u xhirua në Prishtinë, prej nga vjen Dardani.

Si një reper që nuk harron asnjëherë vendin e tij, Dardan ka çuar në nivel tjetër karrierën duke bashkëpunuar me top reperin shqiptar, Mozzikun.

Është vet Dardani në Instagram që ka konfirmuar bashkëpunimin me Mozzikun duke treguar edhe një pjesë të projektit të tyre.

Kënga pritet të jetë një hit në mbarë Evropën, me Mozzikun që hapat në këtë drejtim i ka vënë në bashkëpunimet e tij me producentët Miksu dhe Macloud, të njohur poshtu në tregun evropian.

Për Mozzikun ky bashkëpunim është tjetër projekt muzikor në prag të rikthimit të tij të madh në skenë pas largimit nga On Records.

Ai së fundmi lansoi një varg hitesh si “Papa”, “Bonnie n’Clyde” dhe “Para Siempre”. /Telegrafi/