Telegrafi

Paralajmërohet rritje e rasteve me coronavirus, Hoti: Do të detyrohemi të marrim masa më ekstreme

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur numri total i rasteve pozitive është 16.425 raste nga 76.623 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.460 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.315.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka thënë se pas dy tri javëve nëse vazhdon rritja e numrit të rasteve me COVID-19, do të detyrohen të marrin masa më ekstreme.

Hoti ka thënë se rreziku është real dhe pas dy ose tri javëve ne do ta kemi të njëjtën gjendje si shumica e vendeve të BE-së.

“Rreziku është real që ne për dy deri në tri javë të kemi të njëjtën gjendje që po kalojnë shumica e vendeve të VBE-së. Në regjion kemi filluar të rrethohemi prej vendeve me numër shumë të lartë të të prekurve, te ne sapo ka filluar të rritet numri. Rreziku është real që pas dy tri javëve nëse shkon me këtë trend ne do të detyrohemi të marrim masa më ekstreme”, tha Hoti. /Telegrafi/