Rrjetet sociale janë bërë burimi i vetëm i thirrjeve dhe organizimit të protestave për ndotjen e lartë të ajrit në rajonin e Shkupit.
Një e tillë është paralajmëruar në Facebook dhe është caktuar për ditën e dielë, para ndërtesës së Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në sqarimin e thirrjes për protestë përmendet edhe raportimi që Britania e Madhe i ka dhuruar Maqedonisë një furrë për djegie të mbetjeve mjekësore që në të vërtetë e ndot ajrin. Një protestë e ngjashme u mbajt para disa javësh, por kishte pjesëmarrje të vogël qytetarësh./Telegrafi/