Site icon Telegrafi

Paralajmërohet padi ndaj atyre që do ta vrasin ariun e Prizrenit

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë (AMMK) ka reaguar ndaj lajmit se është vendosur që ariu i Prizrenit të vritet.

Sipas kësaj agjencie ariu është kafshë në mbrojtje të ligjit të natyrës, dhe se do të paditet çdo institucion i cili vret një kafshë të mbrojtur nga ligji.

AMMK kërkon qe lidhur me rastin e Ariut të Murrmë në Prizren të zbatohet legjislacionin për llojet e mbrojtura shtazore!

“Pas publikimit të informacionit për vendimin e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës për vrasjen e Ariut të Murrmë, AMMK njofton opinionin publik që ky vendim është në kundërshtim me rekomandimet dhe qëndrimet e komisionit profesional të Minsitrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor që ishte ngritur për vlerësimin e kësaj gjendje”, thuhet në njoftimin e AMMK, përcjell Telegrafi.

“Komision për vlerësimin e masave që duhet të ndërmerren për mbrojtjen e banorëve dhe pasurisë së tyre të shkaktuara nga Ariu i Murrmë, ka përfunduar punën e vet lidhur me vlerësimin e situatës dhe dhënien e rekomandimeve për masat që duhet te ndërmerren lidhur me këtë rast”.

Lexo po ashtu Ariu në Prizren do të vritet

Më tej thhet se “Komisioni ka hartuar një raport ku janë propozuar edhe disa rekomandime dhe masa të sigurisë”.

“Mes tjerash është rekomanduar që të shtohen masat e sigurisë, të ndërrohet habitati i ariut, të zbatohet legjislacioni në fuqi për llojet e mbrojtura shtazore si dhe të hartohet plani i veprimit për menaxhimin e situatës”.

“MMPH /AMMK, paralajmëron se do të merren masat ligjore për të gjitha ata që veprojnë në kundërshtim me legjislacionin për llojet e mbrojtura shtazore përfshirë edhe ngritjen e padive”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version