Lëvizja Vetëvendosje ka kohë që ka bojkotuar seancat e Kuvendit të Kosovës. E lidhur me qëndrimin e mëtutjeshëm ndaj pjesëmarrjes në seancat e Kuvendit të Kosovës, Vetëvendosje do të mbajë sot një konferencë për media në të cilën do të bëhet e qartë vendimi I tyre për rikthim apo jo në Kuvend.
Në këtë konferencë do të flasin shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca dhe kryetari Visar Ymeri.
Mirëpo sipas burime të Telegrafit brenda VV-së, ky subjekt sot në orën 14 në konferencë do ta publikojë vendimin për të marrë pjesë në çdo seancë që pritet të mbahet në Kuvendin e Kosovës.
Ky vendim siç duket vjen për shkak se Kuvendi në çdo moment mund ta sjellë për ratifikim marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. /Telegrafi/