Telegrafi

Paralajmërohet bojkot i procesit mësimor në Shkup për shkak të ndotjes së ajrit

Në rrjetet sociale është inicuar një nismë për të bojkotuar mësimin dhe për të protestuar në Bashkinë e Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Me vetëdije dhe me përgjegjësi e bojkotoj mësimin e fëmijës tim”. Kjo është porposia kryesore e kësaj proteste.

Në arsyetimin e këtij hapi janë marrë parasysh matjet e dy javëve të fundit të cilat kanë treguar ndotje tejmase të ajrit në Shkup. Me këtë veprim synohet t’u bëhet me dije organeve komunale që, sipas tyre, kanë dështuar në punën për të cilën marrin rroga.

Revoltën do ta shprehin përbes bojkotit të mësimit prindërit bashkë me fëmijët më 20 dhjetor. Me këtë, organizatorët dëshirojnë të tregojnë se problemi nuk është zgjidhur dhe nuk ka asnjë paralajmërim nëse do të zgjidhet./Telegrafi/