Sot, ministri për bujqësi, pylltari dhe ujëra, Ljupço Nikollovski paralajmëroi se në seancën e parë të radhës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të sjellë vendim për kompensime direkte shtesë për rrush të prodhuar, shitur dhe blerë në punishtet e regjistruara vendore të vereës, ndërsa lartësia e kompensimit do të vendoset në vetë mbledhjen, brenda ditëve të brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë masë do të përfshihen të gjitha ekonomitë familjare bujqësore të cilat deri më 15 shtator do të paraqesin hapësira për subvencion të vreshtave dhe që rrushin e prodhuar do ta shesin në punishtet vendore të verës.
Ai rikujtoi se në Programin qeveritar kjo masë premtohej si rritje prej 20 për qind e subvencioneve për hektar dhe se 10 për qind nga ato 20 për qind po realizohen që nga viti i parë dhe nga fillimi i mandatit./Telegrafi/