Juventusi e ka konfirmuar rikthimin e Massimiliano Allegri si trajner, me 53-vjeçarin që zëvendëson Andrea Pirlo.
Por klubi kishte gjetur një mënyrë mjaft kurioze për të paralajmëruar ardhjen e trajnerit.
Në vend se të vepronin në mënyrë tipike për të njoftuar ardhjen e trajnerit të ri, Bianconerët vendosën të përdorin një hieroglif, por edhe kjo ka një arsye.
Juventusi publikoi një foto të hartës së Minesota, por mbështetësit e klubit e ditën menjëherë se çfarë do të thoshte: Allegri është kthyer.
— JuventusFC (@juventusfc) May 28, 2021
Kur Allegri ishte një djalë i ri që jetonte në Livorno, ai shkoi me gjyshin e tij te garat e kuajve, ku ishte një kalë që i pëlqente dhe kishte emrin Minesota.
Edhe pse ky kalë i kishte gjasat e vogla të fitonte garë, Allegri kishte vendosur bast për të.
“Është më lehtë për ty të shkosh dhe të stërvitesh një klub në Serie A, sesa ky kalë të fitojë garën”, i kishte thënë Allegrit personi që ia shtypi tiketën.
Return of the Max! 😎🔙#AllegriINhttps://t.co/hmWqeGDVQ9 pic.twitter.com/i5xTSYDp0j
— JuventusFC (@juventusfc) May 28, 2021
Por Minesota e fitoi atë garë, ndërsa Allegri e ka treguar këtë histori pas njërit prej triumfeve të Scudettos me Juventusin në të shkuarën.
Kjo histori ishte e njohur për tifozët Bianconerë dhe për këtë Juve kishte vendosur një hartë në postim, për t’i bërë tifozët të kujtoheshin.
Bentornato, Max! ⚪⚫#AllegriIN
— JuventusFC (@juventusfc) May 28, 2021
Një orë më vonë pastaj erdhi edhe konfirmimi zyrtar se Allegri është kthyer te Juventusi. /Telegrafi/