Vladimir Putin mund të fillojë armiqësitë kundër Perëndimit “më shpejt se që e presim”, ka thënë kreu i Ushtrisë së Britanisë së Madhe.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, duke paralajmëruar aftësitë ushtarake të Rusisë, Sir Nick Carter ka vënë në dukje shkallën e kërcënimit.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm tha se Kremlini ishte një ‘rrezik i qartë dhe i pranishëm’ dhe parashikoi se një konflikt do të fillonte me diçka të nuk e presim.
“Ata nuk janë mijëra kilometra larg, ata janë në pragun e Evropës”, tha ai në një fjalim në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.
Fjalimi kryesor i gjeneralit Carter erdhi pasi ekspertët lëshuan paralajmërimet e tyre rreth kërcënimit nga Rusia dhe nevojës që Britania të shpenzonte më shumë në mbrojtje. /Telegrafi/