Telegrafi

Parakalimi i Ushtrisë së Kosovës, në 11 vjetorin e Pavarësisë (Foto/Video)

Aktivitetet e kremtimit të 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, që nisën  qysh nga orët e hershme të mëngjesit, vazhduan me parakalimin e trupave të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës në kryeqytet.

Për herë të parë si Ushtri e Kosovës, FSK-ja u mirëprit nga qindra qytetarë që kishin dalur për të festuar Pavarësinë e Kosovës.

Nën duartrokitjet e qytetarëve dhe tingujt e orkestrës së FSK-së, në qiell u shfaqën disa parashutistë që mbanin në qiell simbolet shtetërore të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Në ceremoninë qendrore të parakalimit të FSK-së, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Ushtria e Kosovës është krenaria e shtetit.

“Para nesh kemi një ushtri profesionale, e cila është në shërbim dhe mbrojtje të shtetit më të ri në Evropë, e gatshme për të kontribuar për paqe në rajon dhe botë. Vendimi për themelimin e ushtrisë së Kosovës ishte i drejtë, legjitim dhe mesazh historik”, deklaroi Thaçi.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet e parakalimit të FSK-së të realizuara nga Telegrafi.