Nëse ka kaluar një kohë e gjatë pa bërë seks dhe ndieni nevojë të madhe për aromën e meskëmbëve të femrës, kjo është gjëja e vërtetë për ju!
Në një muze është ekspozuar skulptura e akullit e Virgjëreshës Maria, e punuar nga uji i bekuar i ngrirë në qendër të cilës gjenden lëngjet e vërteta vagjinale, transmeton Telegrafi.
Derisa ngadalë shkrihet në temperaturë dhome, kjo Madonë modeste liron aromë të fuqishme joshëse, e cila paraqet bukurinë e vërtetë femërore, njëkohësisht edhe të perëndeshës së virgjër amnore dhe qenies së krijuar seksualisht.
Kjo vepër artistike aromatike, me emrin “Zhvirgjërimi” (Delfowering) ka për qëllim studimin e raportit hyjnor dhe femëror.
E ka krijuar artisti eminent konceptual belg, Peter de Cupere, i cili me vite të tëra eksperimenton me aromat.
Rreth dy orë nevojiten që kjo skulpturë të shkrihet, ndërsa, siç thonë vizitorët e kësaj ekspozite të pazakonshme, i tërë lokali pastaj kundërmon notë afshi. /Telegrafi/