Telegrafi

Paraglajderi deshi ta befasonte bashkëshorten, përplaset për çadra dhe shtretërit e plazhit (Video)

Aristotelis Makos deshi ta befasonte bashkëshorten, duke iu afruar me paraglide, por u përplas me çadrat dhe shtretërit e një plazhi në St Penteleimon të Greqisë.

Megjithëse është pararaglajder me shumë përvojë, 47-vjeçari e humbi shënjestrën e aterrimit dhe kaloi në zonën ku po pushonin shumë turistë, transmeton Telegrafi.

“Aterrova në hapësirë të gabuar dhe shkaktova pak dëme materiale, por nuk u lëndova. Vetëm egoja ime mbeti e lënduar”, ka thënë Makos.

Madje, gruaja tij e cila ka qenë duke lexuar një libër, as që e ka parë çfarë ndodhi. Aplikimin e këtij sporti, ai e bën prej vitit 1998 dhe ky është i vetmi aksident që ka pësuar. /Telegrafi/