Telegrafi

Parades pajtohet me kushtet personale të ofruara nga Juventusi

Leandro Paredes thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje në parim me Juventusin dhe tani duhet të gjendet një marrëveshje me Paris Saint-Germain.

Bianconerët po punojnë shumë për të përmirësuar mesfushën e Massimiliano Allegrit përpara sezonit që po afrohet me shpejtësi në Serie A dhe i kanë vënë sytë te 28-vjeçari Paredes, duke besuar se ai do të ishte i aftë.

Sipas Calciomercato.com, Paredes ka arritur një marrëveshje me Juventusin në lidhje me kushtet e kontratës së tij, përkatësisht pagën dhe kohëzgjatjen e marrëveshjes.

Lexo po ashtu Allegri takohet me krerët e klubit: Kërkon tri përforcime para fillimit të kampionatit

Lojtari dëshiron t’i bashkohet Zonjës së Vjetër dhe ata janë të prirur të finalizojnë një lëvizje për argjentinasin së shpejti.

Juventusi tani duhet të gjejë një marrëveshje me PSG-në; gjigantët francezë po kërkojnë rreth 25 milionë euro, por bardhezinjtë nuk duan të paguajnë mbi 15 milionë euro duke përfshirë bonuset.

Skuadra nga Torino aktualisht po punon për dërgimin e Arthur Melo në Valencia, dhe pasi kjo të jetë përfunduar, ata do të shikojnë të bien dakord për një marrëveshje për Paredes. /Telegrafi/