Forcat e armatosura ruse kanë parakaluar në qendër të Moskës për të shënuar 71-vjetorin e fitores Sovjetike ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Në këtë paradë, siç raportojnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, janë shfaqur disa prej pajisjeve më të fundit ushtarake të Rusisë, duke përfshirë raketat me rreze të gjatë bërthamore RS-24.
Luftëtarë, sulmues të rëndë dhe helikopterë fluturonin mbi Sheshin e Kuq, duke përfshirë lloje të testuara të tyre në Siri, ku aeroplanët rusë janë duke ndihmuar forcat qeveritare.
Marshimi ka përfshirë edhe Gardën e Re Kombëtare të Rusisë, përcjell Telegrafi.
Garda Kombëtare do të jetë e armatosur me armë të reja automatike AK-74 dhe do të jetë e ngarkuar me luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Parada përfshiu 10.000 veta nga personeli ushtarak, 135 automjete të blinduara dhe 71 aeroplanë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=jQpqhOblmmA
https://www.youtube.com/watch?v=oMwjQXLH1SQ