Telegrafi

Parada e përgjakshme në Illinois, shkon në 6 numri i të vrarëve dhe 16 tjerë raportohet se janë plagosur

Të paktën 6 persona janë vrarë dhe 16 tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën para pak çastesh në parkun Highland në Illinois, ku po mbahej parada që shënonte 4 korrikun.

Dëshmitarët okularë thonë se filluan të vrapojnë sapo dëgjuan të shtënat, ku pesë persona i kanë parë të shtrirë në tokë që ishin larë në gjak, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër dyshohet se sulmuesi kishte shtënë me armë zjarri nga kulmi i një ndërtese, duke qëlluar kalimtarët e rastit.

Lexo po ashtu Sulmuesi dyshohet se ka shtënë nga kulmi i një ndërtese – raportohet për një të vrarë dhe disa të plagosur në Illinois

E policia i ishte përgjigjur menjëherë telefonatës për të shtëna armësh, duke bllokuar zonën përreth ku edhe u panë forca të shumta të njësive elitare të policisë siç është SWAT.

Ndryshe sulmi ndodhi në ditën kur Shtetet e Bashkuara po festonin 4 korrikun – ditën e pavarësisë. /Telegrafi/