Telegrafi

Paraburgim për pesë persona, u ndaluan me 11 kilogramë drogë

Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për pesë shtetasit kosovarë E.L, K.L, E.M, G.J dhe A.L, për shkak të dyshimit të bazuar që të njëjtit kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge”.

Sipas prokurorisë, për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar që me datën 27 shkurt rreth orës 16.00 pa autorizim e me qëllim shitje kanë transportuar nga Ferizaj për në Skenderaj sasinë prej 10 kilogramë e 835 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, e ku janë ndaluar nga policia, po ashtu në këtë rast në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Mitrovicës janë zbatuar masat e posaçme hetimore blerja e simuluar e sendit.

“Me këto veprime pesë të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge”.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur me datën 28 shkurt ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar të dyshuarve masën e paraburgimit prej një muaji”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.