Site icon Telegrafi

Paraburgim për të dyshuarin në Ferizaj, nga viti 2019 kishte dhunuar një të mitur

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, njoftoi të premten se ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me inicialet Z.Z., pasi dyshohet për veprën penale dhunimi.

Sipas njoftimit, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri në muajin mars 2019, e në vazhdimësi deri në muajin korrik 2022, në kohë të pacaktuar në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht një të mitur duke qenë në dijeni se ajo është nën 16-vjeç.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri në muajin mars 2019, e në vazhdimësi deri në muajin korrik 2022, në kohë të pacaktuar në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, duke e ditur se e dëmtuara është nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare, me përdorim të forcës dhe pa pëlqimin e saj ka kryer akt seksual”, thuhet në komunikatën për media.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version