Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka sjellë vendim për hetim kundër katër personave për veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” të nenit 215, paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Dy nga të dyshuarit janë shtetas të Maqedonisë, njëri është shtetas i Shqipërisë dhe një nga Kosova, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në mesin e të dyshuarve janë gjetur mbi 100 kg marihuanë drogë narkotike të destinuara për tregun turk të drogës.
Prokurori publik deri te gjyqtari kompetent i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Shkup 1 në Shkup ka paraqitur propozim për përcaktimin e paraburgimit për katër persona. Propozimi nga gjykata është pranuar dhe u është theksuar paraburgim prej tridhjetë ditësh për secilin nga të dyshuarit.
Hetimi i krimit ende vazhdon nga Zyra e Prokurorit Publik për krim të organizuar dhe korrupsion. /Telegrafi/