Telegrafi

Paraburgim për ish-drejtorin e Prokurimit në Gjilan dhe djalin e tij

Ish-drejtorit të Prokurimit në Gjilan, Salih Kçikut dhe djalit të tij, Fatgzonit iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Mund të konfirmoj që gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji. Masa e paraburgimit ju është caktuar sot”, ka thënë Shkodra.

Salih Kçiku së bashku me djalin e tij janë arrestuar nën dyshimin se e kishin sulmuar një person zyrtar. /Telegrafi/