Telegrafi

Para tri vitesh Hoxhaj ia bënte me duar Brovinës të mbyllte seancën, këtë herë ajo u mbyll pa “intervenim” (Video)

Në seancën konstituive të 17 korrikut 2014, PDK po ashtu nuk ia doli të merrte vota për kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të qershorit të atij viti.

Lexo po ashtu Si e “këshillonte” Enver Hoxhaj, Flora Brovinën (Video)

Atë seancë e udhëhiqte deputetja më e vjetër, Flora Brovina (PDK). Në atë kohë, ishte unik grupi LVAN (LDK-VV-AAK-NISMA) për të mos lejuar që kryeparlamentari të jetë i PDK-së. Në një moment, kamerat kapin deputetin e PDK-së, Enver Hoxhaj që i thoshte me duar Brovinës të mbyllte seancën, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu “Gafat” e Flora Brovinës dhe presioni ndaj saj

Mbyllja e seancës e çon rastin në Kushtetuese, që sjell vendimin se kryetari i Kuvendit duhet të vijë nga grupi më i madh parlamentar.

Lexo po ashtu Momenti kur Flora “vrapon” pas mikrofonit, që Teutës të mos i shkojë fjala! (Video)

Tri vite më vonë, Hoxhaj kërkon shtyrjen e seancës për dy orë. Në këtë rast, kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër, Adem Mikullovci nga VV i dha fund seancës mbase siç do të donte Hoxhaj. /Telegrafi/