Policia e Kosovës ka bërë të ditur që një punëtorë në një pompë derivatesh në Skenderaj, ka raportuar në polici rastin që nga një person tjetër ka pranuar një monedhë prej 100 eurosh, monedhë kjo e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Sipas policisë monedha është në ekzaminim dhe rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në një pompë derivatesh ka raportuar se nga një klient ka pranuar një monedhë prej 100€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Telegrafi/