Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka thirrë në takim të gjithë përfaqësuesit e partive që e kanë mbështetur partinë e tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, të përfaqësuar nën koalicionin ”Për jetë në Maqedoni”, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Takimi me partitë e koalicionit mbahet në selinë e LSDM-së në rrugën Bihaqka në Shkup.
Partitë e koalicionit ”Për jetë në Maqedoni” janë në pritje të takimit të Zaev me presidentin Gjorge Ivanov ku Zaev pritet të merr mandatin për të krijuar qeverinë e re të Maqedonisë, pas marrjes së nënshkrimeve nga deputetët e BDI-së, Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët. /Telegrafi/