Site icon Telegrafi

Para startit, FIBA Eu’Cup përmend derbin Peja – Sigal Prishtina (Video)

Në një artikull të botuar sot në faqen zyrtare të saj, FIBA Europe Cup, ndër ekipet tjera që do të marrin pjesë këtë stinor në garë, ka përmendur edhe Pejën e Sigal Prishtinën, duke postuar edhe informata për superderbin e fundit.

“Starti tmerrues ka vazhduar për kampionin e Superligës së Kosovës, Sigal Prishtina, që është mposhtur nga rivali, Peja, që gjithashtu këtë stinor do të merr pjesë në FIBA Europe Cup,” ka shkruar fillimisht fiba.com.

“Kjo ka qenë humbja e dytë për Prishtinën këtë stinor në Superligë, të cilët u mposhtën edhe nga Bashkimi në xhiron e kaluar. Peja dhe Sigal Prishtina tash janë të kundërta krejtësisht për kah bilanci në ligë, 2-0 dhe 0-2 respektivisht,” ka përfunduar njoftimin e shkurtër faqja zyrtare e kësaj gare, transmeton borozani.

Peja do të jetë mysafire e Clujit në Rumani më 19 tetor, ndërsa Sigal Prishtina e Demir IBB të Turqisë në të njëjtën ditë.

Exit mobile version