Derisa të gjithë klubet e mëdha janë në garë për shërbimet e tij, Matthijs de Ligt është duke i shijuar pushimet në Amerikë me të dashurën e tij, AnneKee Molenaar.
Futbollisti 19 vjeçar ka qëndruar në Miami dhe Bahamas me partneren e tij, e cila është modele.
Njëherësh, AnneKee është vajza e Keje Molenaar, i cili ka luajtur si mbrojtës për disa prej klubeve kryesore holandeze, duke e përfshirë edhe Ajaxin.
Në rrjetet sociale, çifti ka publikuar fotografi nga pushimet e tyre, ku nuk kanë munguar edhe pozat intime teksa shfaqen duke u puthur.
Kapiteni i Ajaxit dhe modelja e bukur zgjodhën Shtetet e Bashkuara për të pushuar, para se të mësohet e ardhmja e lojtarit. /Telegrafi/