Telegrafi

Para se të shkarkohej nga Barcelona  – Setien kishte darkuar me Eric Abidalin

Barcelona para pak orësh konfirmoi se ka shkarkuar Quique Setienin si trajner i skuadrës së parë.

Skuadra katalunase dështoi të fitonte në këtë edicion La Ligën dhe u turpëruar nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve.

Nga këto dy dështime, Blaugranasit vendosën që të shkarkonin Setienin, që nga fillimi kishte ngritur dilema se mund të drejtonte skuadrën.

Por, para se të shkarkohej nga Barcelona, trajneri 61-vjeçar kishte darkuar me drejtorin sportiv, Eric Abidal.

Lexo po ashtu Zyrtare: Barcelona shkarkon Quique Setienin

Edhe ish-lojtari, që tani ka post në klub, duket se do të ndjek rrugën e trajnerit, pas përplasjeve verbale në distancë që kishte me Lionel Messin në fillim të këtij viti.

Kështu, Barcelona po tenton të bëjë revolucion të thellë në skuadër, në mënyrë që mos t’u përsëritet dështimi i këtyre pesë viteve të fundit, duke mos e fituar Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/