Site icon Telegrafi

Para se të fillonte me muzikë, reperi Bardhi tregon se ka punuar si kamerier

Bardhi (Foto: Instagram)

Ai ka bërë debutimin në skenë rreth një vit më parë, por ka arritur të shndërrohet në një nga artistët e preferuar të publikut.

Fjala është për reperin nga Kumanova, Bardhyl Idrizi, i cili për publikun njihet me emrin artistik Bardhi.

Ai së fundmi ka qenë pjesë e një interviste, ku mes tjerash ka folur edhe për të kaluarën e tij – kohën kur nuk merrej me muzikë.

Foto: Instagram

Reperi i njohur tregon se përpara se të fillonte me muzikë ka punuar si kamerier – siç ndodh me shumë të rinj në vend.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Sido që të jetë, ai vetëm gjatë këtij viti ka sjell një sërë projektesh të suksesshme e të dëgjuara jo vetëm në trojet shqiptare.

 

“Diva”, “Lot”, “Do të doja’ dhe “Du&Ich”, janë vetëm disa nga hitet që solli këtë periudhë të shkurtër të vitit 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version