Telegrafi

Para rimeçit me Wilderin, Fury do të përballet me Wallin

Tyson Fury (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, Tyson Fury, është pajtuar me Otto Wallin që ta zhvillojnë një përballje.

Boksieri 30-vjeçar do të rikthehet në Las Vegas për herë të dytë, pas nokautit që i shkaktoi në raundin e dytë Tom Schwarzit në qershor.

Ende nuk është lëshuar asnjë njoftim zyrtar për meçin në mes të dy boksierëve, por besohet se mund të zhvillohet më 14 shtator.

Wallin do të jetë një kundërshtar i vështirë për britanikut, pasi ka 20 fitore, prej tyre 13 me nokaute.

Lexo po ashtu Wilder: Familja e Furyt nuk dëshiron të zhvillohet rimeçi, kanë frikë se çfarë mund t'i ndodhë

Kjo do të jetë përballje e dytë e Furyt nën kontratën me ESPN, derisa shihet si favorit ndaj amerikanit që do ta kërkojë të bëjë befasinë.

Ish-kampioni në IBF, WBA dhe WBO aktualisht po stërvitet në Marcbella, e që kjo do të jetë një parapërgatitje për ri-meçin ndaj Deontay Wilderit që do të ndodhë në fillim të vitit 2020. /Telegrafi/