Dafina Zeqiri është drejt finalizimit të albumit të ri muzikor, “Dafinë Moj”, që shumë shpejt pritet të jetë në duart e adhuruesve.
Por, fillimisht këngëtarja i ka njoftuar se fansat se mund ta porositin atë paraprakisht që nga kjo javë.
Kështu ka njoftuar Dafina në një postim në InstaStory, teksa bashkë me të ka publikuar edhe kopertinën e veçantë të albumit.
“Do t’ju njoftoj se mund ta porositni albumin paraprakisht gjatë javës”, ka shkruar Dafina në postimin e radhës.
Ndërkohë, kohë më parë, ajo ka publikuar edhe listën e 14 këngëve që do të përfshihen në album e që shumica janë bashkëpunime.
Ndërsa, kënga e saj e fundit është bashkëpunimi me Lyrical Son, “Llafe llafe”, që po ashtu është pjesë e albumit “Dafinë moj”. /Telegrafi/