Telegrafi

Para publikimit të këngës së re, Gjiko vjen me ‘freestyle’

Gjiko (Foto: Instagram/gjikotheflyboy)

Hip-hop ylli, Gjiko, është njëri prej artistëve më të pëlqyer shqiptarë posaçërisht për gjeneratat e reja. Ai së fundmi është rikthyer me një ‘freestyle’ për fansat e tij të shumtë, para lansimit të projektit të ri.

Në llogarinë e tij personale në Instagram, Gjiko ka publikuar një video të shkurtër duke bërë ‘freestyle’. “Një nxemje e lehtë para super hitit”, ka shkruar ai pranë videos.

Gjiko, po ashtu, ka bërë të ditur se në qershor vjen me ‘mixtape’ të ri pas atij “Energjiko”, të publikuar vitin e kaluar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gjiko

Reperi shqiptar ka lënë më anash muzikën, pasi këtë vit u bë baba për herë të parë dhe i është përkushtuar tërësisht familjes.

Ndërkaq, sa u përket projekteve muzikore, “Bakllava” është kënga e fundit e publikuar nga ai në bashkëpunim me Butrint Imerin. /Telegrafi/