Tashmë në klubet kosovare po shohim një trend të pabesueshëm të hapjes së një numri enorm të shisheve të shampanjës.
Një gjë e tillë u raportua se ndodhi në Prishtinë një natë më parë, ku në Zone Club një grup i të rinjve nga diaspora hapi 100 shishe të shampanjës duke vënë në realitet vargjet e kënës “100” nga Capital T.
“Unë jom Kapo, bjeri 100 shishe”, është një nga vargjet që ka inspiruar këta të rinj.
Po i njëjti grup katër ditë para se t’i hapnin shishet në Prishtinë këtë gjë e bënë në Gjakovë në Hangover Club në performancën e atij që i inspiroi, Capital T.
Capital T pati të mërkurën një nga performancat më të mira të jetës së tij, ku me një vinç zbriti në skenë, teksa një divan në mes të skenës hijeshoi performancën e tij, derisa u shfaqën 100 shishet e shampanjës.
Vet këngëtari u befasua nga ajo që pa, teksa interpretoi “live” pikërisht këngën “100” në hapjen e këtyre 100 shisheve.
Mbetet të shihet nëse po i njëjti grup do të vazhdojë hapjen e 100 shisheve, due marrë parasysh koston enorme të një gjëje të tillë. /Telegrafi/