Conor McGregor kishte paralajmëruar Cristiano Ronaldon rreth asaj se cili do të ishte më i pasuri në botë.
Në maj të këtij viti, ishte njoftuar se ylli i UFC-së është sportisti më i pasur, duke lënë mbrapa portugezin.
Luftëtari 33-vjeçar arriti të fitonte mbi 140 milionë euro, sipas Forbes edhe pse kishte luftuar vetëm një herë brenda një viti.
Të ardhurat që përfshihen në këtë shumë erdhën edhe nga shitja e pijes së tij tashmë të njohur, Proper 12 Whiskey.
Por, para pes vitesh, McGregor i kishte thënë Ronaldos se do ta mposhte në listën e sportistëve më të paguar në botë.
“Ju ishit numri nj në listën e Forbes, unë isha si i 35-ti. Do të arrij atje”.
In 2016, Conor McGregor (@thenotoriousmma) made a prediction to Cristiano Ronaldo that he would one day catch him on the Forbes list. Today, Mystic Mac struck again, as McGregor was named the highest-paid athlete in the world. pic.twitter.com/SrqKBU1n8h
— The Mac Life (@TheMacLife) May 12, 2021
Ronaldo më pas e kishte pyetur me shaka: “Edhe një herë renditja juaj?”.
“Diçka si, i 38-ti mendoj”, ishte përgjigjur irlandezi.
Në momentin që mori vendin e parë, McGregor i kishte thënë Ronaldos se gjërat që i kishte parashikuar, ka dëshirë gjithmonë të dalin. /Telegrafi/